Meta dekreton dy marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës

Meta dekreton dy marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi sot me shpallje ligjin për lehtësitë doganore Shqipëri-Kosovë dhe ligjin për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.

Presidenca njoftoi se Meta dekretoi ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje-daljes së mallrave”.

Zbatimi i lehtësirave në procedurat doganore, duke eliminuar burokracinë nga të dy anët e kufirit, është një masë tjetër e vonuar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Implementimi i kësaj marrëveshjeje do të nxisë rritjen e qarkullimit të mallrave dhe lehtësojë veprimtaritë e agjencive doganore shqiptare dhe kosovare”, argumentoi Presidenca.

Po ashtu, Presidenti Meta dekretoi ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare”.

Kjo marrëveshje jo vetëm ishte domosdoshmëri për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke zgjeruar bashkëpunimin juridik edhe në çështjet civile dhe tregtare, por do të ndihmojë në realizimin më efikas të të drejtave dhe interesave të ligjshëm të qytetarëve në Shqipëri dhe Kosovë, që përfshijnë procedurat lidhur me gjendjen civile, çështjet familjare, marrëdhëniet e punës, çështjet e pronësisë, trashëgiminë dhe marrëdhënie të tjera civile ose tregtare. Gjithashtu, përjashtimi nga detyrimi për legalizim të dokumenteve të autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, është një lehtësi më shumë për shtetasit shqiptarë dhe kosovarë.

Këto marrëveshje u dakordësuan pas konferencës së përbashkët mes dy qeverive më 26 nëntor të vitit 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy