Rihapen fluturimet në Aeroportin e Kukësit/ Rama: Nis një epokë e re. Balluku: Plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë (VIDEO)

Rihapen fluturimet në Aeroportin e Kukësit/ Rama: Nis një epokë e re. Balluku: Plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kukës pasi rinisën fluturimet në aeroport. Rama u zotua se brenda këtij mandati aeroporti i Kukësit do të jetë një pikë referimi jo vetëm për zonën, por edhe më tej, duke e cilësuar si epokë të re.

Sakaq, gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u ndal edhe tek aeroporti i Rinasit, ku theksoi se do të nisin investimet për pistën dhe terminalin e ri.

Aeroporti i Tiranës sot është shumë konkurrues. Besoj se me lëvizjen tjetër të qeverisë për të hequr taksën e kufirit do të ketë një tjetër ulje të çmimeve për qytetarët. Ajo që vlen të theksohet këtu është punësimi. Sot kompania WizzAir ka 200 të punësuar dhe plani është për 500 të punësuar. Janë vend pune cilësore të paguara mirë. Ne do të vazhdojmë investimet. Në aeroportin e Tiranës do të jenë masive bazuar në marrëveshjen që kemi bërë me koncesionarin më në fund shqiptar.

Do të investohet për pistën, për terminalin e ri për të përballuar të gjithë këtë fluks të rritur. Sot kemi një vend me barrën më të ulët të taksave për individët dhe qeveria po bën një sforco të jashtëzakonshme për ti mbrojtur konsumatorët nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Për ta çuar deri në fund paralelisht me Tiranën ne po investojmë në Vlorë dhe do të vijojmë edhe në Sarandë. Këtu në Kukës fillon një epokë e re për aeroportin e Kukësit.

Nga ana e saj Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku bëri me dije se është marrë konfirmimi nga NATO për Aeroportin 'Flatrat e Veriut'. Ajo u shpreh se Aeroporti është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s dhe se plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike.

Një element i rëndësishëm të zhvillimit të aviacionit. Ky është një aeroport rajonal që mbulon nevojat e shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Dje kemi marrë një konfirmim nga NATO për këtë aeroport, është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s, kjo tregon se ky aeroport plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy