Berisha thirrje qytetarëve: Më 12 mars para Kuvendit për dorëheqjen e Ramës

Berisha thirrje qytetarëve: Më 12 mars para Kuvendit për dorëheqjen e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 12 marsit përpara Kuvendit, duke theksuar se qëllimi kryesor i saj do të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

 

Në një prononcim për gazetarët jashtë Kuvendit, Berisha deklaroi se protesta do të ketë si objektiv largimin e Ramës nga pushteti, ndërsa ora e tubimit pritet të përcaktohet nga strukturat organizative.

 

Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Protesta është për dorëheqjen e Edi Ramës. Shqiptarët mblidhen më 12 mars për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe çdo protestë do ketë vetëm një motiv, largimin, dorëheqjen e Edi Ramës. 

 

Ora do të caktohet. Por ftoj të gjithë shqiptarët të vazhdojmë betejën tonë sepse është stina e përmbysjes së diktaturave dhe diktatorëve. Por këtu në Shqipëri do ta kryejmë vetë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy