
Procesi zgjedhor vijon në 5 bashki të vendit. Deri në orën 17:00, sipas KQZ-së janë paraqitur në kutitë e votimit 18.2% e qytetarëve me të drejtë vote.
Në bashkinë e Vlorës deri në orën 17:00 kanë marrë pjesë në zgjedhje, 12,37 % e qytetarëve, në bashkinë e Beratit kanë votuar 18,93 %, në bashkinë e Cërrikut 24,96 %, në bashkinë e Matit 39,61 % dhe në bashkinë e Tepelenës 32.54 %.
Mbi 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë pritet të zgjedhin drejtuesit e rinj lokalë. Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00 dhe sipas KQZ, procesi i votimeve do të mbyllet në orën 18:00.



