
Kryedemokrati Sali Berisha në një takim virtual me diasporën u zotua se do të bëhet gjithçka për të pasur një rikthim të butë të tyre.
Ai deklaroi se e llogarit shumë pjesëmarrjen e tyre si kusht për ndërtimin e Shqipërisë Madhështore, por tha se prioritet i parë do jetë paketa e shpallur kundër varfërisë ekstreme, largimi i saj tre muajt e parë.
Unë ju garantoj ju, se përpjekjet më të jashtëzakoshme do të bëhen, që të krijohen kushtet më të mira për kthimin tuaj në Shqipëri, për suksesin tuaj në Shqipëri, për zbatimin e atyre që ju keni mësuar në vende të tjera, për investimin e atyre kursimeve që keni arritur me punën tuaj në ato vende.
Një sistem pesëvjeçar pa taksa për secilin prej jush dhe jo vetëm kaq. Një mbështetje për strehimin dhe nevojat e tjera, pra do bëhet gjithçka për një soft landing, për një kthim të butë dhe të suksesshëm tuajin në Shqipëri. Sikundër do marrë fund diskriminimi.
Ato bonuse që do jepen për fëmijët e lindur, ato bonuse do jepen për shqiptarët që lindin kudo në botë.
Do bëjmë gjithçka me ata, që për shkak të pozicioneve që kanë nuk kthehen dot, të kontribuojnë kudo që janë online.
Paketa fiskale për biznesin. Taksat e ulëta. Tërheqja e investimeve të mëdha të huaja.
Por, pas kësaj, ambicia jonë është Shqipëria Madhështore. Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria ku ju do ndërtoni ëndrrën tuaj, Shqipëria me dixhitalizmin më të thellë, e inteligjencës artificiale, e blockchain, e internetit 3, e datacentareve dhe një Shqipëri pra, që ecën me hapin e kohës.
Programi ynë parashikon Bitcoinin, Blockchain dhe natyrisht formalizim dhe legalizim sipas rregullave më transparente.
Sot kjo monedhë në Shqipëri është në duart e klaneve qeveritare dhe klaneve mafioze.
Klane mafioze që nga strofullat e tyre i kërkojnë Ramës t’ua japë atyre monopolin e Bitcoin. Kjo nuk do ndodhë kurrë.
Bitcoin do jetë një monedhë e përdorur lirisht, natyrisht në transparencë dhe rregullat e përcaktuara nga autoritetet e mbikëqyrjes financiare të kriptomonedhave, autoritet që do ngrihet për këtë qëllim.



