Dyrnjaja: Të gjithë besojnë se Blendi Gonxhja do të jetë kryebashkiaku i ri i Tiranës (VIDEO)

Dyrnjaja: Të gjithë besojnë se Blendi Gonxhja do të jetë kryebashkiaku i ri i Tiranës (VIDEO)

Gazetari Denis Dyrnjaja tha në studion e MCN Live se të gjithë po besojnë se Blendi Gonxhja do të jetë kryebashkiaku i ri i Tiranës.

Unë mendoj që çështja e dorëheqjes ose e shkarkimit të Veliajt  është akt komplet teknikaliteti i thjeshtë. 

Unë mendoj Rama çfarë do të bëjë me atë që do të ndodhë me epokën pas Veliajt.

Sipas meje, sipas thashethemeve, njerëzit që flasin. Tek ministria e Gonxhes flasin të gjithë me bindje që Gonxhe do të jetë kryebashkiaku i ri, është për ta besuar si gjë. Dhe Gonxhe e beson këtë. Duhet të ketë diçka të vërtetë, edhe pse Rama futet te njerëzit që e nxjerr gjithmonë në fund. Ndërkohë që ne flasim për Gonxhen ai mund të ketë parasysh një grua.

Të gjithë po besojnë që Gonxhe do të jetë kryebashkiaku i  ri i Tiranës. Pse të mos e mendojmë dhe ne. 

Sipas Dyrnjasë, PD do të vijë duke u rreshkur.

Derisa të jetë Berisha e kotë që të diskutojmë këto tjerët. Dhe Salianji dje tha fola në telefon me Berishën. Ata të gjithë do të falen tek i madhërishmi. Ai nuk ka ndonjë një fuqi, por ka bazën. Mendoj se në atë parti është vendosur dhe fati dhe rrugëtimi dhe fundi. Ajo parti do të vijë duke u rreshkur. Do vijë një moment që do të shpërbëhet fare. Atë parti e mban një njeri, Sali Berisha.

Aty në PD është shah mati më i çuditshëm që kërkon një analizë politike. Që ky njeriu që quhet Sali Berisha duhet  për opozitën, por ndërkohë nuk duhet se nuk i shërben opozitës për ta sjellë në pushtet. Duhet për të mbajtur opozitën që të ekzistojë. Është shah mat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy