Rakipi: Basha gaboi njëherë në 2017, nuk dua ta besoj se kësaj radhe loja u bë për një tender

Rakipi: Basha gaboi njëherë në 2017, nuk dua ta besoj se kësaj radhe loja u bë për një tender

I ftuar në emisionin ‘Në Fokus në TvT’, gazetari dhe analisti, Ylli Rakipi,  tha se kreu i PD-së, Lulzim Basha, gabon në rast se gjithë këto vite qëndrimin e ka mbajtur për një tender që lidhet me identifikimin biometrik, të diskutuar në mbledhjen e këshillit politik për reformën zgjedhore. Analisti tha se Basha gaboi njëherë në 2017 kur bëri marrëveshje me Ramën dhe një gabim i dytë i këtij lloji do të ishte i pafalshëm.

“Puna e tenderit është shumë e çuditshme. Basha gaboi edhe në vitin 2017, kur luajti për drejtoritë. Unë nuk e besoj, por në qoftë se PD ka mbërritur te pakti se për një tender 15 mln euro, të bëj gjithë këtë, atëherë… Basha del e flet për çdo gjë, edhe për çështjen më të rëndomtë, ndërsa tani duhet të dalë dhe të sqarojë edhe këtë çështje. Vetë kryetari duhet ta shpjegojë këtë moment, për tenderin, se nëse mendon se identifikimi biometrik mund të shpëtojë zgjedhjet atëhere…”-u shpreh Rakipi fillimisht.

I pyetur për deklaratën e Ramës në Parlament se ‘reforma zgjedhore’ është në fije të perit Rakipi u shpreh se kryeministri u angazhua vetëm se i kërkuan ndërkombëtarët, ndërsa tha se ambasadat janë të ndikuara nga gazetarët, të cilët gjithashtu mbajnë ‘lojën’ e Ramës:

"Këtij i kërkuan të huajt që të bënte diçka. Ka një pjesë gazetarësh që këta të huajt i thërrasin në ambasada dhe që bëjnë propagandë. Ambasadat kanë infrastrukturën e vet, por gazetarët janë me Edi Ramën. Ai këto gjëra i quan fitore dhe ka dalë të festojë nëpër parcela.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy