
Për gazetarin Arian Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, të Ylli Rakipit, në MCN TV, bashkimi i PD, përkatësisht të të dy grupeve të ndara mes vete, nuk mund të ndodh.
Çani, thotë se tashmë në këtë lojë ka disa aktor, dhe këtu janë futur prapë amerikanët.
Ai tha se Rama po bën përpjekjet e tij për të ndikuar dhe ndaluar ikjen e deputetëve te Berisha, po kështu edhe ambasada amerikane.
Unë nuk besoj në bashkim, po luhen faktor të tjerë, nëse futet faktori i Gjykatës për vulën, di qe gota është thyer dhe nuk ngjitet më, d.m.th. mund të ketë lëvizje fluide brenda grupeve, por ndarja ka ndodhur, divorci ka ndodhur, është e pamundur ata të bashkohen, faktorë të tjerë janë futur në lojë.
Nëse gjyakta e njeh, çfarë ndodh? Do të thotë që Berisha duhet të kthehet në seli? Gaz Bardhi ka thënë gjykatësi do të ketë problemin me drejtësinë. Ende nuk është konsumuar kriza e vulës dhe selisë.
Është proces interesant, nuk duhet parë si dramë, por si serial interesant. Në vend të merremi me një kryeministër, që nuk po josh dhe shumë, ka dy mandate të tjera deri në 2029, kjo në këtë moment nuk është keq. Përveç gjykatësit që hyn nesër, ka faktorë të tjerë, që janë të lidhur me Ramën. Rama po bën përpjekjet e tij për të ndikuar dhe ndaluar ikjen e deputetëve te Berisha.
Janë futur edhe amerikanët në lojë, me mesazhe me gjëra…
Në këtë krizë një element mbetet i pandryshueshëm, që quhet Berisha. 9 shtatori riktheu Berishën. Ai nuk ikën nga kjo jetë pa nder dhe dinjitet. Ai do ti thotë amerikanëve, ju nuk më doni, por unë jam kryetar i opozitës!
Loja është bërë me shumë aktorë, më gjithë këtë kriza vazhdon, një element mbetet i pandryshueshëm, që quhet Sali Berisha, e vetmja gjë që të kemi parasysh, që nëse ka një ambicie të shprehur është vet Berisha, vetëm ai ka motiv për të vazhduar betejën deri në fund.



