Kancelarja Merkel sot në Tiranë, takim me Ramën dhe liderët e rajonit

Kancelarja Merkel sot në Tiranë, takim me Ramën dhe liderët e rajonit

Angela Merkel do të zhvillojë sot vizitën e saj të fundit në Shqipëri si Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.

Në Tiranë është planifikuar një takim me kryeministrat e të gjashta shteteve të Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtarë të BE-së; Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet të mbërrijë në kryeqytet gjatë paradites.

Zyra për mediat e Kryeministrisë ka bërë publike edhe agjendën  e vizitës së kancelares.

Fillimisht, ajo do të pritet me një ceremoni në Pallatin e Brigadave, e parashikuar në orën 10:20.

Itinerari do të zhvendoset në orën 11:00, te Tirana Business Park, në zonën e Rinasit, ku të pranishëm do të jenë edhe krerët e qeverive të Ballkanit.

Më pas, Merkel dhe Rama do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Agjenda

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10.30 – Takim mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14.35 – Konferencë për shtyp mes kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business

Ndërkohë Policia do të operojë në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Tiranës dhe në rrugët e tjera në brendësi të kryeqytetit, me qëllim marrjen e masave për të siguruar dhe rregulluar trafikun në rrugët alternative. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy