Çfarë kanë arritur Foltoret sipas Bujar Nishanit

Çfarë kanë arritur Foltoret sipas Bujar Nishanit

Pyetjes se çfarë kanë arritur Foltoret e Sali Berishës, politikani Bujar Nishani iu përgjigj duke thënë se kanë rikthyer shpresën brenda PD dhe mund të gjenerojë një sinergji tek forca që ka pasur PD saherë.

I ftuar ne emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Nishani tha se Foltoret, pjesën më të madhe të të cilave i ka ndjekur në sallë, kanë një frymë realiste që PD mund të ndryshojë nga 30 vitet e fundit.

“Ka arritur një gjë shumë të mirë sepse ka rikthyer shpresë brenda PD dhe mund të gjenerojë një sinergji tek forca që ka pasur PD saherë. Foltoret, pjesën më të madhe të të cilave i kam ndjekur në sallë kanë një frymë realiste ku PD mund të ndryshojë nga 30 vitet e fundit. Ka kaluar koha, interesat kanë ndryshuar në mënyrë radikale, interesat e njerëzve janë të ndryshme dhe nuk mund të jetë PD ajo që ishte në 96-ën”, tha Nishani.

Për pretendimet e Bashës që thotë që baza e mbështet 95%, Nishani tha se është në të drejtën e vet për të pasur pretendime, por votimi do ta verifikojë këtë.

“Gjithsecili është në të drejtën e vet për të pasur pretendime. Basha pretendon që ka një moment ku verifikohet dhe ky është votimi, aty do verifikohet kush i ka 95%”, tha Nishani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy