Ministri Hoxha pret ambasadorin gjerman: Intensifikojmë operacionet policore

Ministri Hoxha pret ambasadorin gjerman: Intensifikojmë operacionet policore

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner me të cilin bisedoi lidhur me bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë, e veçanërisht për intensifikimin e operacioneve të përbashkëta mes policive të të dy vendeve.

Hoxha theksoi se ambasadori gjerman ofroi mbështetje të plotë në bashkëpunimin policor midis dy vendeve.

Në lidhje me operacionet e përbashkëta mes dy organizatave policore, ministri e garantoi për vijimësinë dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët si dhe për intensifikimin e veprimeve të përbashkëta hetimore dhe operacionale mes dy policive, në luftë kundër krimit të organizuar.

Ata biseduan gjithashtu edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes dy vendeve, për të cilat Ministri i Brendshëm u shpreh i kënaqur nga mbështetja dhe gatishmëria për konsolidim të marrëdhënieve dypalëshe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy