Kokalari: Ndryshimi vjen nga parlamenti, këtu ka babëzi për para

Kokalari: Ndryshimi vjen nga parlamenti, këtu ka babëzi për para

E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV Evi Kokalari duke komentuar për krijimin e lëvizjes së saj konservatore u shpreh se njerëzit këtu vazhdojnë dhe shohin akoma fushatat. Kokalari tha se e kupton që duhet të kesh emër, porse ajo njihet, njerëzit e njohin dhe i dinë parimet e saj. Sipas saj, i gjithë ndryshimi vjen nga Parlamenti shqiptar sepse po nuk pate mazhorancën me njerëz normalë, në Parlament nuk bën dot ndryshime. “Nuk është se unë po vij nga zero, ju më njihni edhe më parë. E dyta, mënyra si e koncepton arritjen e një suksesi me një lëvizje të re, është që unë të dalë në TV gjithë kohën dhe të bëjë fushatë prej gjashtë vitesh që të më njohin njerëzit. Unë kam një koncept tjetër, mua më duhen vetëm 140 vetë. 140 vetë të zgjedhur, që janë në nivelin që unë mendoj se duhet të jenë për t’u futur në Parlament. I gjithë ndryshimi vjen nga Parlamenti shqiptar. Po nuk pate mazhorancën me njerëz normalë, në Parlament nuk bën dot ndryshime. Imagjino të kemi mundësinë, të kemi 140 vetë të edukuar jashtë, edhe brenda, por shumica nga diaspora që nuk janë këtu që mezi presin të hyjnë në Parlament për t’u marrë me korrupsion, të pasurohen. Këtu ka një babëzi për para. Ky është problemi. Po solle 140 vetë të saktë, edhe nëse nuk merr mazhorancën, ti ndryshon Parlamentin, ligjin, shumë gjëra. Gjithë ndryshimi fillon te Parlamenti. Nëse ti e mbush këtë 140 me njerëz nga SHBA apo Europa, njerëz që kanë ikur për kohë të gjatë dhe nuk vijnë për t’u pasuruar, në Amerikë ka plotë”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy