
Avokati Maks Haxhia në studion e ‘Të Paekspozuarit’ ka rrëfyer shkurtimisht si ka nisur e gjithë historia e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri deri te arrestimi i tij i para dy ditëve. Haxhia tha se vetë prokuroria shqiptare nuk kishte asnjë provë për ta implikuar Tahirin, por më pas sipas organeve italiane emri i tij përmendjen në dosjen e Habiljave si përfitues i bizhuterive.
Në fund sipas tij duke mos e provuar dot përfshirjen e Tahirit në këtë çështje, u hodhën në sulm duke çuar dosjen në gjykatë dhe më pas të ngrihej akuza e trafikimit në bashkëpunim me grupin e strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grupin e strukturuar dhe kryerja e veprës penale nga grupi i strukturuar.
Shkurtimisht po bëj një ekspoze të dy gjykatave. Siç dihet nëqoftëse kthehemi prapa prokuroria e krimeve të rënda të kohës në 2017 i është drejtuar komisionit të mandateve për të kërkuar lejen për t'ju drejtuar gjykatës për marrjen e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të kohës Saimir Tahirit dhe njëkohësisht dhe deputet dhe solli si argumente dhe prova një material përgjues nga autoritet e mafies italiane. Në atë seancë ata thanë se ne si organ prokuroria shqiptare nuk kishim asnjë provë dhe ato që vinin ishin nga një organ që ishte i konsoliduar me mjete dhe struktura procedurale të zbulimit të kriminalitetit. Ky material konsistonte në përgjimin që ishte bërë Moisi Habilaj dhe të tjerëve që ishin kushërinj të Tahirit.
Në ato përgjime përmendje Tahiri sikur kishin sjellë bizhuteri për të ëmën dhe bashkëshorten, sikur i kishin dhënë ish-ministrit të kohës një kostum dhe disa përfitime të tjera të cilat më vonë konstatojmë se prokuroria e mafies italiane në tetor 2018 fillon procedimin penal ndaj Tahirit, pikërisht për këtë, për të parë përfshirjen e tij në këtë grup kriminal dhe pikërisht pas 5 muajsh prokuroria vendos se pasi bëri një hetim të plotë të bizhuterive, etj bëri një hetim të plotë dhe konkluzioni ishte se nuk provoi se fakti kriminal të kishte të implikuar Tahirin dhe kodi vendosi ti drejtohej gjykatës për pushimin e çështjes.
Ju drejtua gjykatës së Katanjas dhe për 5 muaj ajo mbajti në studim të gjithë dosjen dhe në fund konkludoi për pushimin e çështjes. Mbi këtë vendim ne ja paraqitëm organit të akuzës shqiptare duke i thënë se janë të vërtetuara dhe bazuar në konventën ndërkombëtare të vendimeve penale dhe kodit të procedurës urdhëro sipas të gjithave kritereve ligjore ju duhet të pushoni çështjen sepse s’keni asgjë në lidhje me materialet kriminuese ndaj Tahirit. Ky hetim nuk linte ekuivok që të linte vend për të përfshirë Tahirin në këtë çështje. Duke mos e provuar këtë u hodhën në sulm duke parë të gjithë meqë nuk i provokuan këto panë të gjithë veprimtarinë e Habiljave dhe sipas prokurorisë së krimeve të rënda të çohej dosja në gjykatë dhe të ngrihej akuza e trafikimit në bashkëpunim me grupin e strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grupin e strukturuar dhe kryerja e veprës penale nga grupi i strukturuar.



