Protesta e naftëtarëve, PD: E turpshme, qytetarët duhet të paguhen

Protesta e naftëtarëve, PD: E turpshme, qytetarët duhet të paguhen

Partia Demokratike ka reaguar pas protestës së naftëtarëve, dhe shoqërimit të disa prej tyre nga policia.

Përmes një deklarate për mediat, PD thekson se policia e Shtetit nuk duhet të përdoret kundër qytetarëve dhe se naftëtarët janë në të drejtën e tyre për të kërkuar pagat e prapambetura dhe vijimin e punës.

Partia e parë opozitare shton se është e turpshme, që qytetarët nuk mund të shfrytëzohen, të mos paguhen dhe, në vend të zgjidhjes, të dhunohen nga Policia

Po ashtu, Partia Demokratike thekson se Rama nuk duhet të fshihet pas punonjësve të Policisë, por të mbajë premtimet që u ka dhënë naftëtarëve dhe të autorizojë Belinda Ballukun që të presë përfaqësinë e naftëtarëve!

Në fund, PD thekson se policia e Shtetit nuk duhet të jetë përballë qytetarëve, por përballë atyre që e kanë vjedhur Rafinerinë e Ballshit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy