Kuvendi miratoi marrëveshjen për vaksinën/ Reagon Presidenca: Duhet transparencë

Kuvendi miratoi marrëveshjen për vaksinën/ Reagon Presidenca: Duhet transparencë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e djeshme marrëveshjen për vaksinën Pfizer. Fill pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i Presidencës, e cila nuk e ka pritur mirë këtë marrëveshje e cila sipas tyre nuk është sqaruar aq sa duhet.

Në reagimin e tij, Drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës Edomond Panariti, shkruan se askush nga qeveria nuk pyeti se çfarë është vaksina ‘Pfizer’. Njerëzit kanë nevojë për informim pasi është shtyllë e demokracisë, shkruan Panariti për të vijuar më tej se sipas tij vaksina Pfizer, është një “informacion” një SMS që i dërgohet trupit tonë për ta stërvitur që ai të mbrohet nga Covid-19.

Sipas tij, kjo vaksinë është shumë efikase, por në krahasim me të tjerat, kërkon shumë parapergatitje dhe transparencë.

Reagimi i Panaritit:

Po çfarë është vaksina Fajzer (Pfizer) e rrethuar nga qeveria me anonimat dhe sekret pas kontraktimit ?A duhet të dimë diçka më shumë për të para se ti japin dhe hapim krahun?Pse ajo dhe jo një tjetër? Askush mjerisht në Kuvend nuk i shtroi këto pyetje, por thjesht votoi symbyllur.Jam i sigurt që në Parlamente të tjera do të pyesnin, kërkonin sqarime dhe do të kishte debat. Sepse njerëzit që i çojnë aty përfaqësuesit e tyre duan të informohen.Dhe e drejta për informim, është shtyllë e demokracisë!
Po jap unë disa sqarime me gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për të gjithë që nuk i dëgjuan ato dje.Ndryshe nga vaksinat e tjera, Vaksina Pfizer, është një “informacion” një SMS që i dërgohet trupit tonë për ta stërvitur që ai të mbrohet nga covid – 19.
Pra Kaq ishte thelbi!Ndryshe nga më parë, në vend të viruseve të vrarë apo proteinave inaktive, në trupin tonë futet një mesazh i cili stërvit dhe trajnon trupin për të luftuar virusin. Kjo SMS është shumë delikate dhe që të ruhet dhe të depërtojë në trupin tonë pas injektimit futet në një zarf yndyror (grimca yndyre), hollohet me pak ujë të kripur (solucion fiziologjik) futet në ngrirje – 70 gradë para se të injektohet.Pasi trupi ynë e lexon këtë SMS urdhër, ai reagon dhe vepron kundër covid.Kur sms lexohet ajo vetë shkatërrohet. Ashtu siç bëjmë dhe ne pasi lexojmë një chat në ëhatsup dhe pastaj e fshijmë.Është shumë delikate në ruajtje dhe ka disavantazhin në krahasim me vaksinat e tjera se kërkon dy doza në interval 3 javor Kërkon shumë parapergatitje dhe transparencë që te ne mungon, krahasuar me vënde të tjera.. Por është shumë efikase.A ka zgjidhje dhe zgjedhje të tjera?Sigurisht që po! .Po bash për këto kerkohej debati parlamentar që mjerisht mungoi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy