Rama –Thaçi takim “kokë më kokë” në Tiranë

Rama –Thaçi takim “kokë më kokë” në Tiranë

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim mesditën e sotme në Tiranë.

Takimi i cili ka qenë jashtë syrit të mediave dhe është zhvilluar në një kafe pranë kryeministrisë dhe ka zgjatur rreth 60 minuta.

Ajo se çfarë është diskutuar në takimin mes liderëve të dy shteteve, nuk është bërë zyrtare nga zyrat e shtypit pranë kryeministrisë dhe Presidencës së Kosovës, por burime të "TemA Tv" thone se ka qene një takim i shkurtër mes tyre dhe ka qen një takim miqësor.

Nuk dihet nëse Rama dhe Thaçi kanë folur për zhvillimet e fundit në dy vendet, ku në Kosovë u arrestuan dhe ekstraduan disa persona të cilësuar si ‘gylenistë’, një veprim ky që u pasua me kërcënimin e presidentit turk, Erdogan, ndaj kryeministrit Haradinaj, si dhe protestën e zhvilluar rreth 4 ditë më parë në kalimash për kundërshtimin e taksës së vendosur nga qeveria për kalimin te Rruga e Kombit.

Megjithatë burimet për "TemA Tv" theksojnë se kjo ka qenë një kafe miqësore mes dy liderëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy