Kryetari i Partisë Demokratike(PD), Lulzim Basha e konsideroi pezullimin e ligjit të Vettingut nga Gjykata Kushtetuese, një vendim të ndërmjetëm, por të drejtë, që i hap rrugën zbatimit të Kushtetutës së 22 korrikut”.
“Është një vendim i ndërmjetëm dhe ne presim vendimin përfundimtar, por si vendim i ndërmjetëm është një vendim i drejtë, sepse i mohon Edi Ramës mundësinë që përmes qehajajve të tij të vendosë se cilët prokurë janë të korruptuar dhe cilët nuk janë. Është një vendim që i hap rrugën zbatimit të Kushtetutës së 22 korrikut”, u shpreh kryetari i PD-së, pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar demokrat.



