Ambasadorja gjermane, thirrje opozitës: Merrni pjesë në zgjedhje

Ambasadorja gjermane, thirrje opozitës: Merrni pjesë në zgjedhje

Duket se afrimi i zgjedhjeve vendore dhe çështja e mospjesmarrjes së opozitës në këto zgjedhje, ka intensifikuar qëndrimet e ndërkombëtarëve në Tiranë për të shtyer opozitës të marrë pjesë në këto zgjedhje. Sot ka qenë Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, e cila u ka bërë thirrje partive opozitare që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

shtë me rëndësi thelbësore që zgjedhësit të mund të kenë besim në një zhvillim të rregullt të procesit zgjedhor. Ndaj gëzohem që Gjermania, përmes këtij projekti të AHC-së, do të plotësojë përpjekjet e misioneve të tjera të vëzhgimit.Masat e parashikuara nga AHC sikundër janë trajnimi i vëzhguesve dhe vëzhgimi real në qendrat e votimit do të kontribuojnë në zhvillimin e procesit zgjedhor sipas standardeve kombëtare e ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë u bëj thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”, tha ambasadorja gjermane Schutz.

Ambasadorja Susanne Schütz  e bëri deklaratën pas takimit me Drejtoreshën Ekzekutive të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (AHC), ku kanë rënë dakord për të bashkëpunuar në procesin e vëzhgimit gjatë zgjedhjeve lokale të datës 30 qershor 2019.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy