Shkullaku: Pjesa e shëndetshme e PD ka të drejtë ta kenë atë dhe pa Berishën

Shkullaku: Pjesa e shëndetshme e PD ka të drejtë ta kenë atë dhe pa Berishën

Në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV analisti Armand Shkullaku deklaroi se ka një pjesë në PD që kanë të drejtën e tyre, një pjesë që është e shëndetshme që të kenë një PD dhe pa Berishën. Ai tha se çdo fraksion duhet të jetë i pranuar në PD dhe sipas tij kjo është sfida kryesore e kongresit.

Se kam quajtur pjesë atë pjesën tjetër të PD, sepse beteja e tyre nuk ishte një betejë përfaqësimi fuqie politike, pjesa dërrmuese e asaj pjese ishin njerëz që kishin marrë funksione për shkak të emërimit nga kryetari i asaj partie. Pra ata kanë një fuqi reale politike. Doja të thoja se dhe kur PD doli nga parlamenti pamë që pjesa që mbeti si Rama, kim, si dhe shumë media të regjimit filluan ti japin një staturë politike atyre.

Ata ishin PD, votonin në PD pra në këtë kuptim ata i pamë se si përfunduan. Por ka një pjesë në PD që kanë të drejtën e tyre, jo ata që e gjejnë përfaqësimin te ambasadorët, por ka një pjesë tjetër që është e shëndetshme që të kenë një PD dhe pa Berishën. Ata duhet të kenë vendin e tyre në PD.

Duhet të kenë, këta janë jo fraksioni i vulës, por një pjesë tjetër që ka një opsion, kush është në të drejtën e tij për të kërkuar alternativa brenda PD duhet të jenë pjesë e saj. Mua më pëlqeu kur Berisha ka thënë që çdo fraksion duhet të jetë i pranuar. Kongresi këtë duhet të kishte sfidë kryesore. Për mua kanë akoma benefitin e provës. Ishte një përpjekje e dështuar për ta arritur për shumë faktorë, por nuk duhet të heqin dorë nga kjo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy