Kreu i PD-së ka mbledhur sot paradite kryetarët e partive të vogla aleate për të diskutuar në lidhje me strategjinë që do të ndiqet për zgjidhjen e krizës politike. Takimi i Bashës me aleatët vjen një ditë pas takimit të tij më zv.ndihmësekretarin amerikan të Shtetti, Hoyt Brian Yee, i cili mbërriti dje në Tiranë në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje për ngërçin politik në të cilin është future vendi prej disa javësh.
Ndërkohë, ambasadori amerikan, Donald Lu, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rama.
Pas takimeve intensive që Hoyt Brian Yee pati dje me krerët e politikës, janë shtuar zërat se mes Ramës dhe Bashës do të ketë një takim të tretë, i cili mund të çojë drejt zgjidhjes së krizës.



