Kreu i PBDNJ Vangjel Dule zbuloi në emisionin “Scrolling” në MCN TV se arsyeja e ndarjes politike së tij me Ramën ishte çështja e pronave.
Dule tha se pati një debat të gjatë e të ashpër me Ramën ku kërkoi që ndërtimet pa leje të shembeshin me transparencë dhe jo në mënyrë selektive.
Ka shumë media të vendit, ku pronarët kanë interesa klienteliste me Ramën në bashkinë e Himarës. Pronat, është guri i themelit të politikës së Ramës në Himarë. Arsyeja e ndarjes politike të PBDNJ me z.Rama, kur unë isha nënkryetar i Kuvendit, ishte pikërisht çështja e pronave. Filloi me rrëzimin e objekteve pa leje. Patëm një debat të gjatë e të ashpër. Deklaroj publikisht se unë i pari jam kundër ndërtimeve pa leje, por jo në mënyrë selektive dhe pa transparencë. Pati arbitraritet, vendosej në mesnatë dhe shembeshin në të gdhirë. Vijmë te ndarja administrative e Himarës në vitin 2014. T’ju them diçka që s’e dini. Ne ishim kaq të ndershëm dhe të sinqeritet për çështjen e pronave në Himarë, saqë kërkojmë që vlerësimin e pronave të mos ta bënte bashkia dhe qeveria, por OSBE-ja. OSBE miratoi një projekt me ekspertizë të huaj. Nisi projekti dhe sa erdhi në krye të punëve të bashkisë Goro në 2011, projekti i parë që u ndërpre ishte ai i OSBE-së për vlerësimin e pronave në Himarë”.



