Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një shënimi të shkurtër në facebook thotë se listat do të hapen për shkak se kjo është ajo që duan qytetarët shqiptarë.
“HAPJA E LISTAVE përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse PARTIA SOCIALISTE DO ATË QË DUAN QYTETARËT”, shkruan Rama teksa publikon video-spotin.

Gjatë ditës së djeshme pesë orë mbledhje në Këshillin Politik shkuan dëm, pasi asnjëra palë nuk u tërhoq nga kërkesat e veta, opozita për të miratuar marrëveshjen e 5 qershorit siç është dhe mazhoranca që kërkon shtesë edhe hapjen e listave.



