Alibeaj: Ndarja e politikës nga krimi e vetmja rrugë për të garantuar rend dhe siguri për familjet shqiptare

Alibeaj: Ndarja e politikës nga krimi e vetmja rrugë për të garantuar rend dhe siguri për familjet shqiptare

Partia Demokratike e Shqipërisë, ka reaguar pas deklaratës së ministrit Blendi Çuçi, rreth ngjarjeve të fundit kriminale në vend.

Pas aksidentit me katër të vdekur dhe vrasjes së katërfishtë, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se ai që e përcakton si “regjimi Edi Rama-Tom Doshi” nuk mban përgjegjësi për asgjë.

“Për zëdhënësin e regjimit Rama-Doshi, fajin e kanë shqiptarët, fajin e kanë viktimat, fajin e kanë familjet shqiptare që jetojnë në ankthin e breshërisë së radhës apo përgjakjes së radhës”.

Sipas tij, ky është modeli që qeveria ka ndërtuar prej vitesh, “ai i kriminalizimit të institucioneve dhe të politikës për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin me çdo çmim”.

Nga ana tjetër deputeti i zgjedhur i PD-së deklaroi se partia që ai përfaqëson do ta vazhdojë luftën për ndarjen e politikës nga krimi.

DEKLARATË E ENKELEJD ALIBEAJ

E dëgjuam zëdhënësin e regjimit Rama-Doshi teksa lante duart me kapitullimin e rendit dhe sigurisë në vend.

Fjalë dhe vetëm fjalë nga ata që kanë rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë.

Për zëdhënësin e regjimit në ministrinë e brendshme, fajin e kanë shqiptarët, fajin e kanë viktimat, fajin e kanë familjet shqiptare që jetojnë në ankthin e breshërisë së radhës apo përgjakjes së radhës, por kurrsesi ata që të vetmen strategji kanë “hëngshin kokat e njëri-tjetrit’.

Fatkeqësisht, përvec gjunjëzimit para krimimt, ata nuk kanë cfarë t’ju ofrojnë shqiptarëve.

Modeli që kanë ndërtuar ndër vite është ai i kriminalizmit të institucioneve dhe të politikës për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin me cdo cmim. Me krimin dhe për krimin.

Faturën e këtij bashkëpunimi të pështirë midis politikës dhe krimit, po e paguajnë familjet shqiptare, sepse një pushtet i marrë me krimin, nuk vret vetëm demokraciën, por vret të pafajshëm në cdo cep të Shqipërisë.

Pa u goditur ky model, pa u zhbërë aleanca midis regjimit Rama-Doshi dhe krimit të organizuar, pasiguria do të mbretërojë në cdo shtëpi, në cdo rrugë, në cdo lagje dhe në cdo qytet.

Partia Demokratike, bashkë me shumicën e shqiptarëve që në 25 prill votuan për largimin e këtij regjimin dhe fundin e modelit të politikës të lidhur me krimin, do të vazhdojë luftën për ndarjen e politikës nga krimin, për kthimin e legjitimitetit në vend, si të vetmen rrugë për të garantuar rend dhe siguri për familjet shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy