Debate në Kuvend/ Berisha-Gonxhes: Hyre në Lice se vizatove makinën e Enver Hoxhës. Ministri: Kush i tregon, një sekretar partie

Debate në Kuvend/ Berisha-Gonxhes: Hyre në Lice se vizatove makinën e Enver Hoxhës. Ministri: Kush i tregon, një sekretar partie

Kuvendi i Shqipërisë vijon prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm seancën plenare, ku po diskutohet nen për nen projektbuxheti i vitit 2027. 

 

Gjatë gjithë ditës nuk kanë munguar akuzat dhe kundërakuzat mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, por edhe shkëmbimet e batutave.

 

Një përplasje e tillë u regjistrua mbrëmjen e sotme mes kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

 

Teksa fliste nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se Gonxhja u pranua në Liceun Artistik vetëm sepse në moshën 8-vjeçare kishte vizatuar makinën e Enver Hoxhës.

 

“I thotë i ati, Agimi: ‘Blendi, vizatoje makinën e xhaxhit Enver’. E vizatoi ai një Mercedes. Dhe një ditë Agimi, që ishte i ati, i thotë Blendit: ‘Shko edhe tregoja atë vizatim xhaxhit Enver’. E mori xhaxhi Enver, ai s’ishte gjiganti, dhe e pa. Pas disa kohësh Blendin nuk e pranuan në Lice, po ç’bëri ai? Shkoi dhe i tregoi gazetat që kishin botuar makinën e xhaxhit Enver”, u shpreh Berisha.

 

Në përgjigje të këtyre deklaratave, ministri Blendi Gonxhja replikoi me tone të ashpra ndaj kreut të PD-së, duke sqaruar se ngjarja i përket vitit 1978, kur ai ishte fëmijë dhe nuk kishte vetëdije politike.

 

“Kjo histori bën fjalë për një djalë vetëm 8 vjeç, që kishte bërë një vizatim dhe ia dha udhëheqësit të kohës, pa e ditur se çfarë përfaqësonte ai. Ishte viti 1978. Prandaj mos na hapni barkun me këto histori, dhe kush i tregon, një sekretar partie, një plak matuf , zhele që nuk i shkulet vendit prej 36 vitesh. Blendi Gonxhja në lice ka hyrë me meritë, është artist që merret me punën e vet dhe nuk i ka hyrë në hak askujt”, u shpreh ministri Gonxhja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy