
Gazetari Mentor Kika në studion e ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TvV teksa komentoi “Ballkanin e Hapur” deklaroi se vendet që e kundërshtojë e shohin Serbinë me frikën e të shkurës. Sipas tij për fat të keq kjo në Shqipëri po shitet si pozitive, por duam apo nuk duam ne Serbia është superfuqi e ekonomisë.
Kundërshtimi i vendeve kundër Ballkanit të hapur është edhe politik edhe ekonomik. E para kemi tre vende. Vendet që e kundërshtojnë e shikojnë Serbinë me frikën e të shkuarës që nuk është aq shumë e largët kur lidershipi që hedh këtë kartë në tavolinë është i njëjti. Për fat të keq edhe këtu në Shqipëri shitet si pozitive duam apo s’duam ne Serbia është superfuqi e ekonomisë. Këtu ka një direktivë politike që kjo po tundet nga dy njerëz që nesër do i shpallin me çmimin nobel për paqe, por besoj se ekonomia në një rast të heqjes së trarëve do goditet.



