Xhixho: Meta është izoluar politikisht, PL i ka kthyer në forcë sulmet para zgjedhjeve

Xhixho: Meta është izoluar politikisht, PL i ka kthyer në forcë sulmet para zgjedhjeve

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho në MCN Live ka komentuar fushatën zgjedhore me presidentin e PL në burg dhe strategjinë e saj në zgjedhje.

Xhixho tha se Ilir Meta është izoluar politikisht në këtë vit elektoral pasi shihet si një kërcënim për këtë maxhorancë, pro që PL i ka kthyer në forcë këto sulme që po i bëhen.

Sipas saj PL në programin e saj ka përfshirë, arsimin, bujqësinë, shëndetësinë, rritjen e pensioneve dhe ndihmën për çiftet e reja.

Drupal Ad

Është ngritur një komision dhe çështja e Metës e cila dhe sot që flasim nuk ka asnjë akuzë penale por është një person në hetim, pra nuk ka asnjë habi që hetohet Meta ai i është  përgjigjur drejtësisë sa herë që është thirrur duke dhënë përgjigjet e tij.

Çështja është pse izolohet Ilir Meta dhe aq më tepër në një vit elektoral dhe mbahet i izoluar pa akuza, prova dhe fakte dhe përgjigja për këtë është se ai shihet si një rrezik elektoral për këtë maxhorancë.

PL e ka kthyer në forcë të gjithë këtë izolim dhe sulm ndaj saj para zgjedhjeve, ne kemi qenë në rrethe, dhe padyshim kemi një plan shumë konkretë me 5 prioritete se si ne mendojmë që përmes tyre që nga lufta kundër shpopullimit, mbështetjen e çifteve të reja, do suportojmë shportën e bebeve me një kosto minimale për ti mbështetur.

Nga ana tjetër kemi buxhetimin e arsimit dhe bujqësinë që ta mbështesim për tu ardhur në ndihmë fermerëve dhe për të rritur eksporteve. Pyetja se ku do i gjejmë paratë e thash paratë janë përveç buxhetit dhe taksave të qytetarëve dhe mbledhja e të ardhurave nga mirëadministrimi dhe dhënia fund e aferave korruptive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy