
Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama.
Në mungesë të kreut të qeverisë, i cili ndodhet në samitin e BE-së në Bruksel, pritet që interpelanca të zhvillohet me Elisa Spiropalin, ministre e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin.
Po ashtu gjatë seancës së sotme do të prezantohet raporti i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik.
Rendi i ditës
Në mbështetje të Urdhërit nr. 56, datë 21.06.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.06.2022.
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Interpelancë me Kryeministrin z. Edi Rama kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.
4. Raport i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2021.
5. Raporti i veprimtarisë vjetore të Departamentit të Administratës Publike për vitin 2021.
6. Akt normativ nr.10 datë 15.5.2022 “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”.
7. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari në Komisionin e Konkurrencës”.
8. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari në Komisionin e Konkurrencës”.
9. Projektvendim “ Për ngritjen e Komisionit hetimor të Kuvendit “Për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “ Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë””.
10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)



