Maxhoranca kalon me 84 vota amnistinë, opozita lë sallën

Maxhoranca kalon me 84 vota amnistinë, opozita lë sallën

Në seancën e fundit plenare për këtë vit, Parlamenti ka votuar ligjet e ditës së sotme. Me 84 vota maxhoranca ka votuar ligjin e amnistisë.

Votë pro dha dhe deputeti Mhill Fufi, si dhe deputeti Armando Prenga, i cili u arrestua në 2015 për plagosje pasi u përfshi në konflikt me familjen Cali. Aktualisht është liruar nga të gjitha akuzat.

Opozita e la sallën para nisjes së votimit të projektligjit për lojerat e fatit. Ligjet e tjera që u votuan nga mazhoranca janë ai i pagave, ligji për gjendjen civile dhe ligji për shtyrjen me dy vite për zhvendosjen jashtë qendrave urbane të lojërave të fatit.

Menjeherë pas miratimit të amnistisë, Manjani në një reagim në rrjetet sociale shprehu keqardhje që opozita nuk iu bashkua aktit human.

“Maxhoranca mundësoi amnistinë për të paktën 670 të dënuar në burgje! Jam i keqardhur që opozita nuk na u bashkua në këtë vendim human!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy