Xhaçka në UNESCO: Përfshirja e Kosovës, domosdoshmëri për bashkëpunim rajonal

Xhaçka në UNESCO: Përfshirja e Kosovës, domosdoshmëri për bashkëpunim rajonal

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në sesionin e 41-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO, i cili përkoi me 75-vjetorin e krijimit të kësaj organizate.

Ministrja Xhaçka vlerësoi kontributin që Shqipëria jep në sistemin e OKB-së, teksa konfirmoi se Shqipëria mbështet reformat e ndërmarra nga UNESCO, për modernizimin dhe transformimin strategjik të saj.

Xhaçka solli edhe një herë në vëmendjen e të gjithë vendeve anëtare të organizatës, çështjen e anëtarësimit të Kosovës, mbështetur në parimin e gjithëpërfshirjes.

Në sesionin e 41-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO, ajo tha se, duhet të përfshihet dhe Kosova, “nëse më të vërtetë prioritet është adresimi i pretendimeve të përsëritura lidhur me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike në Kosovë”.

“Përfshirja e Kosovës, jo vetëm që do të ishte gjëja e duhur, por është një domosdoshmëri nëse më të vërtetë prioritet është adresimi i pretendimeve të përsëritura lidhur me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike në Kosovë. Sepse e vërteta është që nuk ka mënyrë më të mirë dhe efikase për t’u marrë me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, sesa përpjekjet e përbashkëta kombëtare dhe ndërkombëtare. Prandaj unë sinqerisht shpresoj që arsyeja do të prevalojë dhe Kosova do të jetë e mirëpritur këtu, në mënyrë që qytetarët e saj, shqiptarët, serbët, dhe të tjerët, t’i bashkohen këtij komuniteti të madh dhe të punojnë së bashku me shtetet e tjera në promovimin e parimeve dhe vlerave që na bashkojnë të gjithëve”, u shpreh ministrja Xhaçka në fjalën e saj.

Duke përshëndetur dhe uruar organizatën në këtë përvjetor, Xhaçka shprehu sigurinë për vijimësinë e rolit unik dhe kontributit të organizatës, në adresimin e sfidave globale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy