Berisha: Rama po asgjëson portin 3 mijë vjeçar të Durrësit

Berisha: Rama po asgjëson portin 3 mijë vjeçar të Durrësit

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin e Portit të Durrësit.

Gjatë takimit me demokratët e qytetit bregdetar, Berisha tha se Rama po asgjëson një port 3 mijë vjeçar. Sipas tij, kreu i qeverisë po shfrytëzon 1 mln metër katror për të ndërtuar pallate me kompaninë e tij ose të klientëve të tij.

Ja ku e keni portin. Ka qenë arterie për Durrësin. Nëse Durrësi ka lulëzuar, portin ka pasur si burim lulëzimi. Një ditë prej ditësh i vendoset syri për të hapur shesh ndërtimi për të bërë Dubain këtu, thotë Rama. E merr, një port 3 mijë vjeçar dhe e çon drejt asgjësimit defakto dhe merr 1 mln metër katror tokë për të ndërtuar me kompaninë e tij ose klientelës së tij pallate. Çdo centimetër e asaj toke është e qytetarëve të Durrësait. Aty ka jetë të humbura dhe mund e djersë.

A mund t’i ndodhi një kombi tjetër kjo? E krijoi ndërmarrjen, tha është e sheikut, sheiku thotë pas një viti që nuk është e imja dhe ja shiti prapë këtij. Çfarë po ndodh me shqiptarët? Iç thotë tjetri se ka frikë të flasë. Sepse me arrestime masive për fatura drite e uji, u ka kallur njerëzve frikën. Kjo është e vërteta. Çfarë po ndodh, po ikin thonë të tjerët. A ka goditje më të rëndë për një vend nëse banorët e tij thonë se ky vend nuk bëhet”, tha Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy