
Pasditen e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi në seli krerët e degëve në rrethe.
Basha ka njohur degët me vendimin e kryesisë për mbledhjen e Kuvendit të PD.
Sipas burimeve të TemA Tv, në mbledhjen në selinë blu është diskutuar për organizimin e partisë. Basha ju ka kërkuar krerëve të degëve të jenë të hapur për propozimet e anëtarësisë si dhe u ka kërkuar vëmendje edhe në përditësimin e listave të anëtarësisë.
Krye demokrati, gjatë takimit me krerët e degëve u ka kërkuar të vijojnë takimet me bazën dhe elektoratin.
"Deri në datën 25 mars duhet te sjellin listen e delegateve ndërsa kush ka propozime për statutin duhet ti sjell ato deri ne daten 22 mars. Të gjithë të kenë hapësirë të bëjnë propozime. Në mbledhjen e Kuvendit, në datat 28 dhe 29 prill, të jenë të pranishëm të gjithë që janë pjesë e Kuvendit", ka thënë Basha.
Këto ishin edhe dy propozimet e kryetarit Basha dhe mësohet se ka qenë për të gjithë njësoj.



