Porti i Durrësit, Cara: Mega-skandal, afera më e madhe korruptive e qeverisë

Porti i Durrësit, Cara: Mega-skandal, afera më e madhe korruptive e qeverisë

Kandidati për primaret në Bashkinë Durrës, Igli Cara, thotë se projekti i portit të Durrësit është një mega-skandal që dita-ditës po qartësohet.

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, Cara tha se “Durrës Yachts & Marina” nuk ka asgjë të përbashkët me emërtimin e projektit, ku qëllimi i vetëm është vjedhja duke shfrytëzuar pasuritë publike.

Pa transparencë dhe në errësirë të plotë ky projekt përfaqëson aferën më të madhe korruptive të kësaj qeverie. Durrësi është i lidhur ngushtë me portin, aq sa njihet ndër vite si qyteti-port.

Porti dhe qyteti janë dy anë të së njëjtës medalje. Përpara syve tanë po kryhet, jo vetëm një akt i paprecedentë i grabitjes së pronës publike, por dhe një akt i turpshëm mbi historinë dhe identitetin kombëtar.

Projekti që po na serviret, është projekti i babëzisë, sepse e keqja me këtë qeveri nuk ka kufi. Të vjedhësh me ligj është standardi i vendosur nga kjo qeveri!

Dëshmi është edhe nxitimi për ta miratuar me shpejtësi këtë projektligj, që fut ujë nga të gjitha anët.

Me gjuhën e shifrave afro 3.8 miliardë euro kundrejt një "fitimi" nëse mund të quhet i tillë prej 2% të xhiros vjetore, që investitori do mbledhë nga Marina.

Në kufijtë e të paimagjinueshmes! Shteti shqiptar vë në dispozicion rreth 800 mijë metër katrorë të Portit Aktual të Durrësit, ndërkohë që investitori do të investojë vetëm 76 milionë euro.

Një projekt i ndarë në dy faza, ku në fazën e parë nuk përmendet në asnjë rresht Marina, vetëm 4000 ndërtime.

280 vende ankorimi në Marinë, kundrejt mbi 8600 apartamente të tjera të planifikuara në vijim.

Për këtë ka nevojë Durrësi? A duhet shkatërruar nga themelet kjo nyje strategjike, duke e zëvendësuar me ndërtime?

Sipas tij, për fat të keq, atë që nuk na e bënë as pushtuesit, Durrësit dhe shqiptarëve po ia bën Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy