Fevziu: Basha nuk hyn në garë sepse mendon se është më i dobët

Fevziu: Basha nuk hyn në garë sepse mendon se është më i dobët

Gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha nuk hynë në një garë për kryetar të PD-së sepse mendon se është më i dobët.

Sipas Fevziut mbështetja e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim- ndaj Bashës është evidente dhe “nuk e surprizën”. Më tej gazetari tregoi dhe raste konkrete kur një mbështetje e ambasadës Amerikane është vënë re në raste të tjera në partitë shqiptare.

Lidhur me deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha se do të kandidoje për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, Fevziu u shpreh se nëse Berisha arrin të marrë kryesimin e PD zgjidhja më e mirë është të rihapë një garë reale për kryetar të partisë.

“Është në koherencë me qëndrimet që ka mbajtur ambasadorja e SHBA. Ambasadorja është në të drejtën e saj dhe SHBA mund të marrë çdo vendim, problemi këtu është që të zgjidhet brenda PD. Është e qartë që Kim po mbështet Bashën.

Në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë të ketë qenë i reduktuar, ata kanë marrë pjesë. Brenda PD në 97 dhe 98 kanë mbështetur Pollon, ka qenë evidente. Mbështetja e Majkos gjithashtu.

Mbështetja e Kim ndaj Bashës nuk më surprizon.

Në gjykimin askush nuk e ka pritur që Berisha të largohet. SHBA duhet të tregojë çfarë ka për të.

Në Shqipëri nuk duhet ti shohim gjërat në momentin e fundit dhe problemet që kemi pasur mos të bëjmë sikur nuk i kemi pasur. Kjo është një krizë shumë e madhe e opozitës, por një gjë është e qartë që kë po mbështet shumica.

Nëse do të dish mendimin tim, shkon më tej se brenda PD dhe pse nuk ka mekanizëm.

Basha mendon se këtë moment është i dobët ndaj nuk hynë në garë për kryetar.

Më duket e vështirë që Berisha të jetë kryeministër dhe të konkurrojë me Ramën pas 4 vitesh. Nëse Berisha arrin të marrë kryesimin e PD, zgjidhja më e mirë që mund të bënte është të hapte një garë reale për drejtuesin e PD. Duhet të hapet një garë. Nëse Berisha merr votat e shqiptarëve dhe 90 vjeç ka të drejtë. Sot është shumë e thjeshtë të kuptosh kush mbështetet më shumë përmes sondazheve. Ne kemi një mazhorancë që funksionon në bazë të sondazheve. Sot kjo gjë është lehtësisht e zgjidhshme.

Nuk është problem procedurash, kjo është çështje politike. Në mazhorancë kush ka më shumë vota është i parë, në demokraci ka garë. Mund të bëjmë sondazhe gjithë ditën, por çdo gjë shihet në terren.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy