Skandali me diplomat/ Kepi: Nga korrupsioni i drejtorit të policisë me sallam derri, kaluam te korrupsioni i drejtoreshës me çantë Louis Vuitton

Skandali me diplomat/ Kepi: Nga korrupsioni i drejtorit të policisë me sallam derri, kaluam te korrupsioni i drejtoreshës me çantë Louis Vuitton

Duke shpjeguar për skandalin që ka shpërthyer në Itali me diplomat false nga Universitei Wisdom, gazetarja Alba Kepi nga Italia e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se 9 persona u lanë në arrest me burg, për shkak të rrezikshmërisë së kësaj çështje.

Ajo shtoi se diplomat përdoreshin në sistemin arsimor dhe shëndetësor italian dhe paralelizoi faktin se nga korrupsioni i drejtorit të policisë me sallam derri, kaluan te korrupsioni i drejtoreshës me çantë Louis Vuitton. 

Xhiro e kësaj afere shkon në mbi 10 milionë euro. Si ka mundësi që vihen 9 persona në arrest me burg, kur nuk kemi të bëjmë me pjesëmarrje në aktivitet mafioz?

Por ishte specifikuar sepse rrezikshmëria ishte alarmuese.

Citohen prokurorët, që e quante alarmuese dhe të detyrueshme vënien nën arrest me burg, sepse ishin mashtruar me diploma false por përdoreshin për sistemin publik Italian, në arsim dhe shëndetësi.

Për të vazhduar, atë që tha Bushati, kemi kaluar në nivel korrupsioni mjaft të zhvilluar, nga një diplomë e Umberto Bossi, te diploma false për sistemin publik Italian në arsim dhe shëndetësi.

Nga korrupsioni, duke korruptuar një drejtor policie me sallam derri, te korrupsioni i drejtoreshës së agjencisë së sigurisë së arsimit të lartë, me çantë Louis Vuitton, çante e dorëzuar personalisht drejtoreshës. Këtë e thonë përgjimet me numër telefoni dhe përgjimet ambientale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy