Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ishte sot në Tiranë për të promovuar librin e tij “Kritika e etikës globale”, ndërkohë që theksin e vuri tek domosdoshmëria e vijimit të nismës Ballkani i Hapur që sipas tij do të shërbejë për të ulur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit.



