
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale lidhur me Ditën Ndërkombëtare të Paqes.
Rama shkruan në ‘Facebook’ se Shqipëria ka kontribuar dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misione paqeruajtëse anembanë globit, në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë e tolerancës.
Më tej Rama shprehet se kjo ditë na rikujton se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që mund të na ndajnë.
Dita Ndërkombëtare e Paqes. Si një vend anëtar në NATO, Shqipëria ka kontribuar dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misione paqeruajtëse anembanë globit, në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë e tolerancës. Kjo ditë na rikujton se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që mund të na ndajnë.



