
Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV duke folur për situatën në PD deklaroi se ai vetë ndodhet në mandatin e pestë në Kuvend dhe se kur Berisha e ka patur gabim, ka qenë në gjendje t’ja thotë.
Ai tha se Bassha dhe Berrisha mund të japin kontributin e tyre në PD, por nuk e mundit dot Ramën dhe se këtij të fundit tashmë i ka mbetur vetëm të shpallet mbret.
Ku isha? Unë jam në mandatin e pestë në Kuvend. Unë kur Berisha e ka patur gabim, kam qenë në gjendje t’ja them. Në ciklin e dytë, një muaj para zgjedhjeve të 2017 edhe pse nuk isha anëtar i parlamentit, kam bërë një shkrim me titull, “Pse Berisha nuk duhet të heshtë”. Ishin arsye se ku po gabonte Lulzim Basha.
Pas rezultatit të 6 marsit, pamë një evidencë, që nuk kishte më asnjë lloj elementi justifikues që të mos reagonim. Edhe Basha edhe Berisha nuk e mundin dot Edi Ramën. Kam qenë ndër deputetët e parë, që i kam kërkuar Bashës dorëheqjen.
Ia thashë edhe në sy Bashës para disa ditësh, të vijë dhe të japë kontributin në grupin parlamentar. Edhe Berisha nuk është fundi i botës të rrijë në grupin parlamentar apo president nderi. Edi Ramës i ka mbetur vetëm të shpallet mbret.



