Gazetari italian, Nello Trocchia, ka deklaruar se Antimafia Italiane e ka arkivuar çështjen Aruba, ku nga përgjimet rezulton që kryeministri Rama dhe ministra të tij janë takuar me kartelet e drogës në ishull. Gazetarja Alba Kepi, njëkohësisht dhe anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë nga PD, tha në studion e MCN Informacion se ky takim konfirmohet edhe nga autoritetet gjermane. Kepi theksoi se dosieri i gazetarit Trochia ka elementët e mjaftueshëm për të nisur proces hetimor.
Edhe autoritetet gjermane konfirmojnë takimin në Aruba. Si autoritetet italiane, edhe ato gjermane, takimin e Arubës, më 24-31 janar 2019, e lidhin me një takim në dhjetor 2018 në Prato, Itali. Janë elementë që tregojnë se nuk kemi të bëjmë me një skenar filmi. Ky dosier për kompleksitetin që ka, ka shkuar drejt arkivimit. Por ka dhënë elementë për të nisur procese hetimore të tjera.
Nuk mendoj se bëjmë gabim kur flasim për alarme që vijnë nga Italia, por i bëjmë një shërbim të vërtetës. Nëse nuk ka ndodhur një gjë e tillë, një shpjegim do të kishte ardhur.
Gjëja mund të bjerë poshtë shumë shpejt nëse kemi një përgjigje për atë që ka ndodhur.
Bankat përmenden në skandalin e Arubës.
U takon juristëve të PD të bëjnë punën për të “qepur” dosjen.



