
Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj sqaroi edhe njëherë arsyen e heqjes së targave dhe pasaportave diplomatike për konsujt.
Sipas Cakajt, vendimi nuk është politik, ndërsa shpjegoi edhe aplikacionin e ri që do t’u mundësojë emigrantëve, shërbim diplomatik online.



