
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, shprehet i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet e radhës.
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, Basha është shprehur se demokratët do ta vazhdojnë betejën për dekriminalizimin e zgjedhjeve.
“Ne do përgatitemi intensivisht për zgjedhje dhe do i fitojmë ato. Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë seç e mendojmë”, citojnë burimet kreun e PD-së.
Basha është shprehur se skandale të tjera pritet të dalin ditët e ardhshme.
“Minimumi 15 mandate nga PS janë të palegjitimuara, prandaj qëndrimi ynë me Parlamentin do të mbetet i njëjtë”, ka thënë ai.



