Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po përballet me pasiguri dhe mundësi shtyrjeje, për shkak të mungesës së konsensusit mes vendeve anëtare dhe vlerësimeve kritike për sundimin e ligjit.
Brukseli kërkon përmbushjen e disa mangësive, sidomos në prokurimet publike duke theksuar nevojën për më shumë transparencë dhe shmangien e praktikave që krijojnë hapësira për abuzime.



