
Gazetari Neritan Sejamini në Të Paekspozuarit në MCN TV ka folur lidhur me inceneratorët çështje për të cilën u shpreh se pushteti na e ka mbajtur qëllimisht të fshehur.
Ai tha se jemi duke paguar 20 lekë për një shërbim që kushton vetëm 1 lekë dhe se sipas tij është një skemë që ekspozon pushtetin.
Fakti që ka zbuluar zonja kryemadhi është se ne po paguajmë një shërbim 20 lekë kur ai bën 1 lek. E dyta kjo është një skemë mashtrimi që kërkon hetim, ata i marrin 20 lekë për të bërë diçka tjetër dhe e treta është një skemë për ndërprerje të menjëhershme të kontratës. Kjo lloj skene ekspozon pushtetin sepse jam i bindur sepse pushteti e di këtë skemë dhe me qëllim na e ka fshehur të vërtetën që do të thotë jo zyrtarët që akuzohen, por pushteti sotëm ka dashur të fshehë një vepër penale ose një mashtrim financiar ka dashur ta fsheh nga ne sepse është e pamundur të mos e dinë se nuk po ndodh asnjë nga shërbimet dhe që po paguhen miliona euro.



