
Analisti Neritan Sejamini në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me rrjedhën e të dhënave duke u shprehur se kur ato bëhen publike prekin jetën private të njerëzve.
Ai tha se pasojat e daljes së këtyre të dhënave janë të jashtëzakonshme, dhe se sipas tij ne jemi të rrezikuar për tu klonuar nga çdokush.
Nëse të dhënat e individëve dalin në publik dëmtojnë. Aty ka shumë njerëz, familjarë, qytetarë të thjeshtë janë të dhëna nëse bëhen publike prekin jetën private të njerëzve. Kjo ka krijuar kosto te qytetarët. Imagjino një moment që nëse s’do i dinim fare këto do ishim më rehat. Është problem kur njerëzit e dinë që është ky problem, për aq kohë sa nuk i dimë, pra injoranca është lumturi dhe këtë do të shmang qeveria me mos dashjen e publikimit të këtyre informacione në media. Të dhënat tona sot janë të hapura në publik. Sot një pjesë të mirë të botës mund të hapësh llogari bankare pa vajtur fare. Pasojat e këtyre të dhënave janë të jashtëzakonshme, ne jemi të rrezikuar sepse se kuptojmë se të dhënat tona personale, emri, mbiemri, nr kartës etj japin mundësinë kriminelëve të kopjojnë identitet e çdokujt të klonon dhe borxhi të mbetet ty. Ne shyqyr që kemi nivel të ulët të teknologjisë që po svajte vetë nuk hap dot llogari bankare. Prandaj duhet të falënderojmë Zotin sepse me këto të dhëna grupet kriminale mund të krijojnë çfarë të duan



