
Procesi i zgjedhjeve në vend po vijon normalisht, ndërkohë që janë regjistruar disa incidente. Lidhur me këtë provës foli sot nga studio e lajmëve të MCN TV, zëvendëskryeredaktorja Klementina Cenkollari. E pyetur lidhur me qarqet që mund të rezervojnë më shumë pikëpytje, Cenkollari tha: “Padyshim Vlora, Durrësi, Gjirokastra do të sjellin risi në këtë proces zgjedhor. Në këto zgjedhje Rama renditet i 8 në listë dhe kjo është një strategji. Këtu hyn edhe beteja e kandidatëve me herësin. Vlora është një qark i vështirë që do të ketë ndikim në këto zgjedhje. PS e ka sfidë të arrij në nivelin e 8 mandateve, edhe Durrësi që prodhon 8 mandate ka marrë një peshë të madhe. Edhe Rama ka deklaruar se ka një borxh ndaj këtij qyteti dhe kandidon edhe vetë aty”.



