
Një fushatë si menu dëshirash e cilësoi kryeministri Rama atë që po bën Partia Demokratike. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Rama tha se premtimet e Lulzim Bashës i ngjajnë atyre të Rrapush Xhaferrit.
Fushata e Bashës është fushatë tipike, me program si menu dëshirash. Njerëzve u thuhen gjërat që duan të dëgjojnë dhe nuk ka shans të realizohen. Po të merrni filmimet nga arkivi, të fushatës së Rrapush Xhaferit kur shkonte nëpër Shqipëri dhe e prisnin me këngë e valle, i shtronin rrugën me sheqer. Para disa ditësh në Lezhë, Lulzimit ia shtruan rrugën me sheqer. Xhaferri thoshte më jepni një, t’u jap dy.



