<p>Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Andi Bushati u ndal te ndikimi që mund të ketë te Kosova rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Bushati rikujtoi përplasjen mes të dërguarit të presidentit Trump për Ballkanin, Richard Grenell, me kryeministrin Albin Kurti. </p> <blockquote> <p><em>Sjellja prej kaubojsi e Richard Grenell për të rrëzuar një qeveri të zgjedhur me votë në Kosovë është fundi. Sorosi ka bërë 1 mijë mëkate në Shqipëri por kurrë me atë brutalitet për të rrëzuar një qeveri të ligjshme. Nëse shohim skena të tilla, jemi në një pikë kur jam i frikësuar për Kosovën. E shkuara të tremb. </em></p> </blockquote>



