Ukraina, Peleshi: Shqipëria e gatshme për ndihmë humanitare, vëmendje dhe në Ballkan

Ukraina, Peleshi: Shqipëria e gatshme për ndihmë humanitare, vëmendje dhe në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, thotë se Shqipëria është e gatshme për të dhënë ndihmë dhe asistencë humanitare për Ukrainën.

Deklarata e tij u dha pasi sot në selinë e NATO-s Bruksel, Belgjikë, u zhvillua takimi i jashtëzakonshëm i ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, ku fokusi kryesor ishte situata në Ukrainë pas pushtimit nga Rusia.

Peleshi, qartësoi edhe njëherë pozicionin e Shqipërisë në mbështetje të plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës si dhe dënoi rëndë shkeljen e ligjit ndërkombëtar nga ana e Rusisë.

Ai solli në vëmendje se, Shqipëria iu bashkua pa asnjë hezitim vendeve të tjera të NATO-s dhe BE-së, që vendosën sanksione ndaj Rusisë.

Në kuadër të rritjes së vigjilencës dhe masave për përforcimin e krahut lindor dhe juglindor të Aleancës, zoti Peleshi shtoi se, vendi ynë ka deklaruar se është i gatshëm të zbatojë detyrimet e veta si një aleat me vlerë dhe i besueshëm krah për krah aleatëve të tjerë.

Në përfundim, ministri Peleshi kërkoi nga Aleanca vëmendje të shtuar dhe analizë të kujdesshme për rajonin e Ballkanit, ndonëse fokusi mbetet situata në Ukrainë. Ai tha se konflikti duhet kontrolluar dhe mbajtur jashtë kufijve të NATO-s, pasi ndikimi rus në Ballkan konsiderohet rrezik real për rajonin.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës zoti Jens Stoltenberg dënoi agresionin rus ndaj Ukrainës dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë politike dhe asistencën e vazhdueshme ushtarake nga NATO për Ukrainën. Gjithashtu, ai theksoi nevojën për përforcimin e parandalimit dhe Mbrojtjes së Aleancës, veçanërisht në lindje dhe juglindje të kufijve të saj, ku për herë të parë që nga krijimi i saj, NATO po dislokon Forcat e Reagimit në këto vende.

Ky ministerial i paraprin Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s, i cili do të zhvillohet në Bruksel më datë 24 mars.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy