Basha uron Tajanin: Mundësi për të çuar para integrimin e Shqipërisë në BE

Basha uron Tajanin: Mundësi për të çuar para integrimin e Shqipërisë në BE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, uron presidentin e sapozgjedhur të Parlamentit Europian. Basha shprehet se me zgjedhjen e Antonio Tajanit në krye të PE-së, integrimi i Shqipërisë drejt BE-së do të ecë përpara.  

“Sot i përcolla urimet e mia Antonio Tajanit, Presidentit të sapozgjedhur të Parlamentit Europian. Z. Tajani është jo vetëm nënkryetar i Partisë Popullore Europiane, ku bën pjesë Partia Demokratike, por edhe një mik i jashtëzakonshëm. Si Zëvendës President i Komisionit Europian dhe Komisioner i BE-së ai ka mbështetur përherë përpjekjet e Shqipërisë për zhvillim ekonomik. Jam i lumtur për zgjedhjen e tij në krye të Parlamentit Europian që do të më japë mundësinë të punojmë së bashku për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Basha në “Facebook”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy