Kikia: Protestë pa asnjë risi, i mungoi kauza! Rama ka fërkuar duart në përfundim të saj

Kikia: Protestë pa asnjë risi, i mungoi kauza! Rama ka fërkuar duart në përfundim të saj

Njerëzit u ftuan për të dalë në shesh për të dëgjuar ato gjëra që kishin dëgjuar çdo ditë, nuk pati asnjë risi.

Me këto fjalë e komentoi protestën e sotme të opozitës, gazetari Mentor Kikia nga studio e MCN Live, duke deklaruar se thirrja për SHBA nga Berisha, është bërë më herët që në momentin që skandali  “McGonigal” mbërriti në Tiranë

Sipas tij, Berisha i është drejtuar nga PD, Parlamenti për të kërkuar hetimin e Edi Ramës nga autoritetet amerikane dhe kjo tha se është një çështje retorike.

Se askund hetimet nuk nxiten nga deklarata publike. Nëse do e shihnim protestën si fillimi i revolucionit, nuk pat asgjë ndryshe, këtë e tregon një pjesëmarrje modeste e cila vjen në kulmin e akuzave për përfshirjen e Kryeministrit në një skandal me përmasa ndërkombëtare me përfshirjen e McGonigal.

Kjo protestë kaq është! Te ajo te parlamenti do jetë një numër shumë më i vogël se kaq, se shumica reduktohen rrugës se kanë ardhur nga rrethet.

Janë të tjera protesta ato që detyrojnë qeverinë të tërhiqet. Protestës i mungon ajo që quhet axhendë, Rama ik është parullë, jo axhendë.

Nuk mund të bëhen në protesta shpallja e programeve politike, sepse asnjëri prej atyre nuk kishte ardhur për këtë kauzë.

Bëhen pasi ke kalkuluar mirë ca llogari të tjera. Në shesh vihet për të bërtitur kauzën dhe jo detajet e kauzës dhe njerëzit që vijnë aty nuk mund të vijnë edhe për rritjen e pagave, edhe për McGonigal.

Të tilla protestave gjithmonë u ka munguar kauza. Dhe në pamundësi të kauzave ose shndërrohen në rutinë që shuhen rrugës, ose shndërrohen në mjete agresiviteti siç ishte 21 Janari duke mos prodhuar rezultat.

Ky është problemi që nuk motivon shoqërinë shqiptare. Se këto protesta dihet si përfundojnë.

Unë mendoj se Edi Rama ka fërkuar duart sot në përfundim të këtij eventi politik dhe është i qartë se skandalet ku e kanë përfshirë nuk e motivuan publikun që ti kërkonin largimin.

Kikia shtoi se deri tani është shmangur përplasja në parlament dhe se Edi Rama ka refuzuar seanca pyetje përgjigjesh në parlament.

Ai tha se skandali nuk është zbehur dhe se mediat ndërkombëtare kanë vazhduar ta mbajnë çështje dite dhe mediat vazhdojnë ta mbajnë çështje dite.

Me gjithë këtë ngarkesë të madhe, pjesëmarrja e qytetarëve ishte dëshpëruese. Shqiptarët nuk kanë besim më as te qeveria as te opozita.

Më shumë se sa të lodhur janë të dëshpëruar dhe pezmatuar. Këtë mos pjesëmarrje nuk duhet ta shohë me gëzim të madhe as Edi Rama se nuk përkthehet në mbështetje të tij.

Por është dëshmi e udhëkryqit të madh ku ndodhet shoqëria shqiptare.

Këtë e dëshmoi sot kjo protestë që nuk solli ata njerëz që duhet të ishin për të reaguar ndaj qeverisë të ngarkuar me këtë barrë skandalesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy