Korreshi: Njerëzit kanë nevojë për akte më të forta se sa fjalimet tona (VIDEO)

Korreshi: Njerëzit kanë nevojë për akte më të forta se sa fjalimet tona (VIDEO)

Deputeti i PD Saimir Korreshi tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se ka nevojë për akte më të forta sesa fjalimet e deputetëve në Kuvend. Duke folur për mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Korreshi tha që vendimet janë në diskutim e sipër dhe ende s’janë marrë. Ai e konsideroi dënimin e Salianjit një vendim tërësisht politik.

Vendimet akoma s’janë marrë, jemi në diskutim e sipër. Diskutohet situata e rëndë politike që po kalon vendi dhe masat që po merren ndaj deputetëve të PD, për t’i dënuar me 30 ditë përjashtim nga Kuvendi, ndërkohë që Sekretariati i Etikës nuk është mbledhur ende dhe të diskutojë faktet. Rasti ‘Salianji’ është unik në llojin e vet sepse është bërë qëllimisht. Ka disa rrethana që gjykata merr në konsideratë. Vendimi është tërësisht politik.

Koha e fjalëve nga foltorja e Parlamentit ka mbaruar. Kryeministri e ka quajtur Parlamentin aneks të shtëpisë së tij, kujton se çdo gjë varet tërësisht nga ai. Ka një shkrirje të ekzekutivit dhe legjislativit, një përdhosje e Parlamentit. Njerëzit kanë nevojë për akte më të forta se sa për fjalët dhe fjalimet tona, pavarësisht se domethënës edhe denoncuese, por s’janë marrë për bazë as nga organet ligjzbatuese për të nisur një hetim kryesisht”.

Korreshi tha se nuk e kupton se si SPAK ka kohë të merret me djegien e karrigeve të deputetëve, ndërkohë që ka afera të mëdha për t'u hetuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy